Berlin: SH infiltrohet në Evropë përmes valës së refugjatëve

Berlin, 5 shkurt 2016 (MIA) - Njeriu i parë i zyrës federale gjermane për mbrojtjen e kushtetueshmërisë, Hans Georg Masen pohon se grupi Shteti Islamik (SHI) e përdor valën e refugjatëve që t'i infiltrojë kamikazët e vet në Evropë.

Sipas tij, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, dy nga vetëvrasësit në Paris dhe dy të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste, me pasaporta të rrejshme kanë marrë status të azilantëve dhe tani janë në paraburgim me Austri.

Masen konsideron se SHI nuk e shfrytëzon krizën e refugjatëve për infilrtim të luftëtarëve të saj për atë se kështu është më lehtë, por sepse me këtë tregon fuqi.

Sipas tij, kjo organizatë terroriste dëshiron të tregojë se edhe krahas regjistrimit të disahershëm të refugjatëve, terroristët munden të hyjnë në Evropë pa problem.

Zyra për mbrojtjen e kushtetueshmërisë konideron se për momentin grupet selafiste dhe organizatat e tjera silamike në Gjermani janë në ethe të arta" gjegjësisht në kërkim të bashkëpunëtorëve potencial mes refugjatëve të cilët do të ishin të përshtatshëm për sulme kamikaze.

Rreth 230 njerëz deri tani janë kontaktuar nga ana e shërbimeve radikale me me qëllim që të rekrutohen për operacione terroriste, pohon Masen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail