Është hedhur poshtë "spekulimi" për shkyçje të qëllimshme të sistemit për frenim në trenin nëp Bavari

Munih, 10 shkurt 2016 (MIA) - Policia gjermane e hodhi poshtë pohimin e disa mediumeve në Bavari se një nga dispeçerët e linjave të hekurudhës e ka shkyçur sistemin për frenim, mu para përplasjes së djeshme të dy trenave në Munih.

Informatën e këtillë i pari e kumtoi radio stacioni lokal bajerishe Rundfunk. Në informatë pohohet se sistemi automatik për frenim ishte çkyçur në mënyrë që t'u mundësohet njërit nga trenat të arrijë në kohë.

Përfaqësuesi i policisë e hodhi poshtë pohimin e këtillë, duke e quajtur "spekulim të pastër".

Hetimi, megjithatë tani për tani, nuk e di se përse sistemi i instaluar për frenim, nuk e ka ndalur trenin.

Sistemi në mënyrë automatike kyçet nëse një tren nuk ndalet në dritë të kuqe.

Policia ende po e heton mundësinë për gabim njerëzor në këtë fatkeqësi të rëndë hekurudhore në Gjermani.

Përplasja e trenave të udhëtarëve ndodhi të hënën, në orët e hershme të mëngjesit afër vendit Bad Ajbling, rreth 60 km në juglindje të Munihut, me ç'rast janë regjistruar dhjetë udhëtarë të vdekur, përderisa dhjetëra të tjerë janë lënduar. Prej tyre, 18, janë në[ gjendje të rëndë.

Policia zbuloi dy nga tre "kutitë e zeza" të trenave, të cilat mund të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj fatkeqësie më të re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail