Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuar për hedhje të bombës mbi një shtëpi për refugjatë

Berlin, 10 shkurt 2016 (MIA) - Katër persona janë arrestuar në Gjermaninë Jugore për shkak të incidentit në të cilin granatë dorë u hodh mbi një shtëpi në të cilën qëndronin refugjatë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas hulumtuesve, arsye për sulmin nuk ka qenë ksenofobia ndaj refugjatëve për qerimin e hesapeve midis kompanive rivale për sigurim në të cilin cak i sulmit kanë qenë anëtarë të sigurimit, e jo refugjatët.

Në kumtesën policore thuhet se arsye për incidentin do të mund të jetë konflikti që ekziston midis firmave për sigurim në rajonin Shvarcvald - Baar.

Sulmuesit në incidentin, që ka ndodhur muajin e kaluar, kanë hedhur granatë M26 të prodhuar në ish-Jugosllavi e cila nuk ka shpërthyer. Policia nuk e zbulon identitetin e sulmuesve të cilët janë migrantë ekonomikë nga Evropa Lindore.

Gjithsej mbi 800 sulme mbi shtëpitë për refugjatë prej të cilëve 222 tentime për shkaktim të zjarrit kanë ndodhur vitin e kaluar në Gjermani. Pjesa më e madhe e sulmeve kanë ndodhur në Gjermaninë Jugore ku është numri më i madh i refugjatëve. Sipas sektorit joqeveritar fat i madh është që deri më tani në sulmet e shkaktuara më së shpeshti nga grupe djathtiste neonaziste ose ekstreme nuk ka pasur viktima.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail