Kriza siriane temë kryesore në Konferencën e sigurisë në Munih

Munih, 11 shkurt 2016 (MIA) - Rreth 600 përfaqësues zyrtar të shteteve mbarë botës prej nesër deri të dielën do të tubohen në Munih në Konferencën e 52-të të Sigurisë, e cila këtë vit pothuajse tërësisht do t'i kushtohet gjetjes së zgjidhjes për krizën në Siri.

Mbledhja, në të cilën është paralajmëruar prezenca e rreth 30 shefave të shteteve dhe qeverive dhe të 70-të ministrave të punëve të jashtme apo mbrojtjes, do të mbahet nën masa të përforcuara sigurie në hotelin "Baerishe Hof", në Munih.

Mes temave në këtë forum më të rëndësishëm kushtuar sigurisë ndërkombëtare, do të jenë lufta në Siri, marrëveshja evropiane e krizës së refugjatëve dhe ardhmëria e rendit të sigurisë në Evropë.

Konferenca mbahet gjatë ofensivës së përforcuar të forcave qeveritare siriane kundër kryengritëse në rajonin e Alepos, e cila kërcënohet të shkaktoj fluks të ri të refugjatëve nga Siria.

Mes pjesëmarrëseve në Konferencë janë edhe mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë, presidentët e Polonisë dhe Ukrainës, Andzhej Dida dhe Petro Poroshenko, kryeministrat e Rusisë, Francës dhe Irakut, Dmitrij Medvedev, Manuel Vals dhe Hajder al Abadi, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Francës, Sergej Lavrov dhe Loren Fabius.

Konferencën bashkarisht do ta hapin shefi i diplomacisë gjermane Frank-Uatler dhe ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Francës, Ursula fon den Lejen dhe Iv le Drijan.

Sipas paralajmërimeve nga Munihu, në Konferencën ndërkombëtare do të bëhet përpjekje për ripërtëritjen e negociatave paqësore mes qeverisë siriane dhe opozitës, që filluan para dhjetë ditëve në Gjenevë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, por shpejtë u ndërprenë.

Në prag të Konferencës, sot pasdite në Munih do të mbahet takim i grupit ndërkombëtar për ndihmë të Sirisë, të cilën e përbëjnë 17 shtete dhe tre organizata ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail