Në kërkesë të Turqisë, Greqisë dhe Gjermanisë, NATO-ja përfshihet në zgjidhjen e krizës së refugjatëve

Berlin, 11 shkurt 2016 (MIA) - Aleanca Veriatlantike për herë të parë do të përfshihet drejtpërdrejtë në tejkalimin e krizës së refugjatëve në Evropë. NATO-ja në kërkesë të Greqisë, Turqisë dhe Gjermanisë do të dërgojë anije luftarake në patrullat nëpër Mesdheun lindor, me qëllim që të përmirësohen kapacitetet humanitare për ndihmë të refugjatëve në det të hapur dhe të pengohet trafikimi me migrantë në rajon.

Përveç patrullave të marinarëve, forcat e NATO-s së bashku me armatën greke dhe turke do të shfrytëzojë edhe kapacitete zbuluese për ta ndjekur rrjedhën e migrantëve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi se kërkesa e Turqisë, Greqisë dhe Gjermanisë është pranuar pas çka misionit të kryesuar nga Gjermania në Mesdhe i është imponuar të fillojë menjëherë zbatimi i tij.

Sipas NATO-s, Greqia dhe Turqia janë dakorduar që në ujërat e tyre territorial të operojnë edhe armata tjera. Tani për tani operacionin e zbatojnë tre anije të NATO-s, ndërsa oferta për mbështetje ushtarake për operacionin ka ardhur edhe nga vende tjera anëtare.

Konfirmim për misionin vjen edhe deri te anëtarja më e fuqishme e NATO-s, SHBA-ja, ministri i Mbrojtjes i të cilës Ashton Karter paralajmëroi se forcat e NATO-s do t'i pengojnë "shoqatat kriminele" të cilat trafikojnë migrantë nga Turqia në Greqi.

Për momentin misioni i NATO-s në Mesdhe është kryesuar nga Gjermania dhe qëllimi i saj parimor është që të pengohet hyrja e migrantëve dhe grupeve radikale nga Siria, por kjo lehtë mund të shndërrohet në mision për ndihmë të refugjatëve dhe parandalimit të trafikimit të njerëzve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail