Shtajnmaer: Vala e refugjatëve e papërballueshme

Berlin, 11 shkurt 2016 (MIA) - Është e qartë se duhet të gjejmë mënyra ta zvogëlojmë numrin e refugjatëve të cilët vijnë në Gjermani dhe Evropë, vlerëson ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmaer i cili në pritje të Konferencës për siguri që fillon nesër në Munih në një tekst autorial e sqaron sfidën me të cilën është duke u ballafaquar vendi i tij dhe Bashkimi Evropian.

"Është e qartë se as mbyllja e kufijve tanë dhe as definimi i kufijve sipërore të numrit të refugjatëve të pranuar nuk do të ndihmojë", thotë Shtjnmaer sipas së cilit është e dukshme se trajektorja e tanishme për refugjatët është e papërballueshme.

"Fokusimi vetëm në zgjidhje nacionale të sfidës globale është vetëm iluzion dhe prandaj na nevojitet fuqi dhe një Evropë më e vendosur. Për më tepër: heqja e parimeve të solidaritetit evropian është rrezik me të cilin mund të përfundojë e gjithë ideja evropiane, vlerëson shefi i diplomacisë gjermane në tekstin e publikuar në buletinin e Konferencës për Siguri të Munihut "Security times".

Shtajnmaer i cili është anëtar i socialdemokratëve gjermanë në tekst paralajmëron edhe për rritjen e populizmit të djathtë i cili mori hov në Evropë ndërsa sipas tij në rrezik është lira e lëvizjes si arritje fondamentale në procesin e integrimit.

Prandaj Shtajnmaer kërkon që askush të mos qëndrojë larg konfliktit pasi që Evropa ndodhet para një detyre historike për t'ju ofrurar mbrojtje atyre të cilët kanë nevojë dhe të integrohen refugjatët por në të njëjtën kohë të zvogëlohet dhe të kontrollohet vala e emigrantëve në Evropë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail