Disa burime qeveritare greke pohojnë se në Bruksel ndryshon klima për krizën e refugjatëve

Athinë, 7 mars 2016 (MIA) - Disa burime qeveritare greke sot konfirmuan se ka ndryshim të klimës për çështjen e refugjatëve para drekës së punës të liderëve të BE-së me kryeministrin turk Ahmet Dautogllu, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Ata thonë se është e qartë se kufijtë e mbyllur nuk janë zgjidhje për problemin, por se zgjidhja shtrihet në kuadër të zbatimit të harmonizimit nga ana e Turqisë dhe punës së NATO-s në Detin Egje. Sipas burimeve të njëjta, "zhvillimi momental është shumë i rëndësishëm" dhe jep porosi se përshpejtimi i konkludimeve askujt nuk i ndihmon, por përkundrazi, paraqet rrezik.

Në Bruksel janë dënuar aktivitetet e njëanshme dhe kufijtë e mbyllur, informuan burimet qeveritare greke. Sipas tyre, kryeministri Aleksis Cipras dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e tyre të sotëm kanë ardhur deri në pozitë të përbashkët se kufijtë e mbyllur është një praktikë e papranueshme dhe se një referencë e tillë nuk duhet të përfshihet në konkludimet përfundimtare nga samiti.

Kryeministri grek sot në Bruksel u takua edhe me kolegun e tij holandez me të cilin ka biseduar për katër parimet greke për zvogëlimin e fluksit të refugjatëve, kthimin në Turqi të refugjatëve të cilët nuk kanë të drejtë të azilit, planit kredibil për rilokacion dhe ndihmë financiare për Greqi.

Në takimin me Dautogllun, megjithatë, Cipras e theksoi nevojën që Turqia sa më shpejtë që është e mundur të zbatojë gjithçka që është dakorduar me BE-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail