Gjithnjë e më shumë kundërshtarë për "Planin gjerman" për deportimin e refugjatëve

Berlin, 11 mars 2016 (MIA) - Gjithnjë e më shumë vende kundërshtojnë planin e kancelares Angela Merkel për deportimin masiv të kërkuesve të refuzuar të azilit në Turqi.

Sipas gazetës "Lajmet ekonomike gjermane" (Deutsche Wirtschafts Nachrichten) disa vende kundërshtojnë politikën e re të Merkelit për të cilën Turqia përnjëherë u bë shembull për respektimin e të drejtave të njeriut.

Sipas gazetës në mënyrë drastike rriten kritikat ndaj Merkelit. Krahas Komisariatit të lartë për refugjatë pranë KB-ve sipas të cilit deportimi kolektiv i kërkuesve të azilit pa kontroll të thellësishëm të kërkesës është shkelje e të drejtave ndërkombëtare dhe asaj evropiane, planin e kundërshton edhe Austria, Belgjika dhe Luksemburgu.

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut thotë se plani duhet thellësisht të kontrollohet si juridikisht dhe politikisht ashtu edhe në aspektin e të drejtave të njeriut.

Sipas ministrit belg të Punëve të Brendshme Jan Jambod në plan është kontestuese pjesa për pranimin e shpejt të Turqisë në BE pasi vendi është "shumë larg nga vlerat dhe parimet evropiane ndërsa për Austrinë kontestuese është i tërë plani, transmeton gazeta gjermane.

Nga ana tjetër Merkeli dhe kabineti i saj kërkojnë urgjentisht zbatimin e planit i cili duhet ta pengojë krizën e refugjatëve në vitin 2016 dhe më tej. Sipas shefit të kabinetit të Merkelit dhe përgjegjës për çështjet e refugjatëve Peter Altmaer, Turqia është më përgjegjëse në tejkalimin e krizës së refugjatëve dhe nga disa vende anëtare në BE.

Sipas një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Merkelit, Turqia në rastin e refugjatëve sillet më evropiane nga disa vendet evropiane, ndërsa plani jep gjasa reale që të zgjidhet kriza e refugjatëve pa shkelur parime humanitare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail