Suedia do ta paditë Gjermanin për krizën e refugjatëve

Berlin, 11 mars 2016 (MIA) - Përfaqësuesit e Suedisë kërcënohen se do të nisin proces kundër Gjermanisë për shkelje të konventës ndërkombëtare sipas të cilës shtetet mund t'i kthejnë refugjatët në vendet ku ata janë regjistruar në fillim.

Stokholmi zyrtar pohon se Gjermania refuzon të bashkëpunojë në këtë fushë, nuk dëshiron t'i pranojë mbrapa refugjatët të cilët tashmë i ka regjistruar dhe për këtë arsye ekziston mundësia që kancelarja gjermane Merkel të paditet para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Ministri suedez për Emigrim Morgan Johanson thotë se "mospranimi i azilkërkuesve të cilët janë regjistruar në Gjermani është shkelje e të drejtave evropiane dhe nëse Gjermania vendos të vazhdojë ta zbatojë këtë politikë ne do të fillojmë procesin para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Johanson thotë se Suedia zyrtarisht ka kontaktuar me Qeverinë gjermane  dhe krahas Suedisë edhe disa vende të tjera anëtare në BE janë të prekur nga sjellja e Gjermanisë.

Sipas "Rregullave të Dublinit" me të cilën rregullohen procedurat për refugjatët në BE, azilkërkuesit duhet të procesohen në vendet ku ata janë regjistruar për herë të parë.

Momentalisht në Suedi ka rreth 700 azilkërkues të cilët në vend të Gjermanisë presin zgjidhjen e statusit të tyre në shtetin skandinav, ndërsa numri i këtyre rasteve pritet të rritet, pohojnë autoritetet suedeze.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail