BE-ja do të japë gati gjysmë miliardë euro për refugjatët sirianë

Bruksel, 15 mars 2016 (MIA) - Komisioni Evropian kumtoi se këtë vit për refugjatët do të sigurojë 445 milionë euro. Mjetet do të dedikohen për sirianët, të cilët janë në vendlindje, si dhe për ata që kanë ikur në Liban, Jordani dhe në Turqi, lajmëron BTA.

Eurokomisari për aktivitete humanitare Hristos Stilianidis deklaroi se situata në Siri paraqet katastrofë të ngjashme me atë në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

"BE-ja do t'i mbështetë sirianë deri atëherë, derisa nevojitet", shtoi ai.

Mjetet do të shërbejnë për sigurimin e ujit, strehimit, ushqimit dhe medikamenteve.

Siria do të marrë 140 milionë euro, Libani - 87 milionë euro, Jordani - 53 milionë euro, ndërsa Turqia 165 milionë euro.

KE-ja vëren se pesë vjet pas fillimit të luftës në Siri gati gjysma e popullatës është zhvendosur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail