Britania e Madhe do të pranojë rreth 3.000 fëmijë refugjatë deri në vitin 2020

Londër, 21 prill 2016 (MIA) - Qeveria britanike deri në vitin 2020 do të pranojë rreth 3.000 fëmijë të rrezikuar me prejardhje nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore, si dhe familjet e tyre nëse kjo nevojitet.

"Programi përfshin fëmijë të rrezikuar, si për shembull ata të cilat janë detyruar të punojnë, të martohen me forcë ose të bëhen viktima të fomave tjera të eksploatimit dhe keqpërdorimit", thuhet në kumtesën e Ministrisë britanike të Punëve të Brendshme.

Programi i ri do të zbatohet së bashku me Komisariatin e lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR) dhe do të jetë i qasshëm për të gjitha grupet e rrezikuara dhe kombësitë në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.

Këtë vit pritet të pranohen disa qindra refugjatë, ndërsa numri i tyre deri në vitin 2020 do të arrijë 3.000 persona. Përveç kësaj, Qeveria britanike premtoi deri në vitin 2020 të pranojë 20.000 refugjatë sirianë, e deri tani në vend kanë arritur mbi 1.000.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail