Merkel dhe liderët evropianë do ta vizitojnë Turqinë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për emigrantët

Bruksel, 23 prill 2016 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe përfaqësues të lartë të BE-së do ta vizitojnë kufirin turko-sirian në përpjekje për ta nxitur zbatimin e marrëveshjes kontestuese të nënshkruar para një muaji, për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, që la qindra mijëra njerëz të bllokuar nëpër marshrutën e emigrantëve drejt Evropës.

Udhëtimi i sotëm deri te qyteti kufitar turk Gaziantep, që pritet të përfshijë vizitën e kampit të refugjatëve, është me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së 20 marsit midis Turqisë dhe BE-së për fillimin e deportimit të emigrantëve, të cilët nuk i përgjigjen kushteve për marrjen e azilit në Greqi, i kthejnë në Turqi.

BE i premtoi gjashtë miliardë euro Turqisë në katër vitet e ardhshme për sigurimin e kushteve më të mira dhe krijimin e mundësive për rreth 2,7 milionë refugjatë sirianë, të cilët jetojnë në Turqi.

Një muaj pas marrëveshjes, megjithatë, shumë pak ekspertë të BE-së kanë mbërritur tek vendi, ndërsa më shumë vende të BE-së nuk shpejtojnë për të pranuar akoma kandidatë për azil.

Në të njëjtën kohë, kërkesat e Turqisë për udhëtim pa viza në BE për shtetasit turq, shkaktuan konteste diplomatike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail