Barak Obama: Forca të rrezikshme i kanosen botës

Berlin, 25 prill 2016 (MIA) - Në fjalimin e tij në Hanover presidenti amerikan Barak Obama, i cili gjendet për vizitë në Gjermani, theks të veçantë vendosi tek Rusia, të cilën e kritikoi për dosjen e saj për të drejtat e njeriut, mediat dhe gjyqësinë.

"Barbarë vrisnin njerëz në Paris, Bruksel, SHBA dhe në vende të tjera. Dhe kjo na bën të pasigurt jo vetëm neve por edhe ata që i duam. Konflikti në Siri dhe në vendet e tjera konstribuoi që miliona njerëz të vijnë në kufijtë e Evropës. Agresioni rus ndaj kombit sovran evropian të Ukrainës i shqetësoi aleatët tanë në Evropë dhe iu kërcënua vizionit për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Siç duket kanë bërë dëme në progresin e bërë pas Luftës së Ftohtë. Të gjitha këto sfida kontribuuan që disa njerëz të pyesin nëse integrimi evropian mund të vazhdojë. Nëse duhet të ndodhin ndarje të reja dhe nëse duhet përsëri të vizatohen kufij që ekzistonin në shekullin e njëzetë", deklaroi Obama në konferencën për shtyp në Hanover.

Presidenti amerikan megjithatë është i bindur se aleatët perëndimorë nuk do të lejojnë që dikush tjetër ta shkruajë ardhmërinë për ata. Ai vlerëson se duhet të besohet në kapacitetin e Evropës dhe SHBA-së që vetë ta përcaktojnë ardhmërinë e vet që nënkupton se nuk  duhet të jenë të vetëkënaqur nga situata që janë tani.

Vizita në Gjermani është e fundit në mandatin e tij si president i SHBA-së. Detyra e tij kryesore gjatë kohës së takimeve në Gjermani është sigurimi i nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet tregtar (TTIP) mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail