Çekia do t'i merrë katër refugjatët e parë sirianë sipas kuotës së BE-së

Pragë, 27 prill 2016 (MIA) - Çekia nga Greqia do të pranojë një familje katër anëtarëshe, refugjatë nga Siria, si pjesë nga kuotat obliguese të Bashkimit Evropian, njoftoi Ministria çeke e Punëve të Brendshme në Raportin e rregullt për migrim, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Praga.

Paraprakisht, në Çeki duhej të arrijnë shtatë, por tre kanë hequr dorë dhe e kanë braktisur Greqinë.

"Çekia i pranoi katër personat e parë, një familje siriane. Ata tani janë në qendrën pranuese dhe duhet t'i kalojnë procedurat standarde për pranim", deklaroi Kiril Hristov, zëdhënës i Entit, i cili i udhëheqë qendrat për pranim në vend. 

Çekia, duhet deri në fund të viti 2017 të pranoj 2.691 persona nga vendet  e Mesdheut, të cilat ballafaqohen me një numër të madh të refugjatëve.

Praga, fillimisht premtoi se nga Greqia dhe Italia do të pranojë 1.100 refugjatë, por numri i tyre pas negociatave të mëtejshme me BE-në u zgjerua për 1.591 persona, edhe pse përfaqësuesit çek ishin kundër rritjes së kuotave.

Vendi në shkurt, ofroi marrjen e 20 refugjatëve të parë nga Greqia dhe dhjetë nga Italia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail