Torbjorn Jaglland: Të drejtat e njeriut, demokracia dhe siguria janë të rrezikuara në mbarë kontinentin

Strasburg, 27 prill 2016 (MIA) - Të drejtat e njeriut, demokracia dhe siguria janë rrezikuar në tërë kontinentin, thuhet në raportin më të ri vjetor të Torbjorn Jagland, sekretarit të përgjithshëm i Këshillit të Evropës, transmeton korrespondenti i MIA-s.

"Evropa për momentin është duke u ballafaquar me një numër të madh të sfidave serioze, duke e përfshirë edhe terrorizmin, migrimin dhe konfliktet. Në shumë vende, kjo situatë është shfrytëzuar për qëllime nacionaliste dhe populiste, të cilat e dëmtojnë besimin e institucioneve nacionale dhe evropiane", thotë sekretari i përgjithshëm.

"Në të njëjtën kohë, ligjet dhe praktikat e vendeve anëtare tona vazhdojnë të zbulojnë zbrazëtira të konsiderueshme dhe pritje gjithnjë e më të kufizuara të të drejtave themelore të njeriut, si liria e shprehjes, liria e tubimit dhe e drejta e privatësisë", vazhdon Jaglland.

"Kjo situatë nuk është vetëm e papranueshme, ajo gjithashtu është e rrezikshme. Edhe ajo mund të përkeqësohet nëse i mbrojmë parimet tona demokratike, ndërsa nuk ballafaqohemi me problemet me respektimin e plotë të të drejtave të njeriut", thekson ai.

Pavarësia e sistemeve të jurisprudencës në Evropë janë në fokusin e raportit, i cili thekson se involvimi politik, korrupsioni dhe mosrespektimi i vendimeve gjyqësore, janë çështje të cilat gjithashtu janë shqetësuese. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës gjithashtu, nënvizon "rritje të rrezikshme të nacionalizmit ligjdhënës" në kohën kur vendet anëtare sjellin ligje, të cilat rrezikojnë të jenë kundër standardeve ndërkombëtare, veçanërisht lidhur me trajtimin e emigrantëve dhe refugjatëve.

Në raport gjithashtu theksohet se pothuajse gjysma e 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk e garantojnë sigurinë e gazetarëve në nivel të kënaqshëm: situata u përkeqësua vitin e kaluar, numri i sulmeve fizike kundër tyre dhe sulmeve mbi pronën e tyre është duke u rritur pa ndërprerje.

Gjendja me mediat është e pakënaqshme në 26 vende anëtare ndërsa përzierja në përmbajtjen e mediave gjithashtu është brengosëse. Lira e shprehjes në internet është edhe një sferë e madhe e brengosjes në Evropë, vlerëson sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Raporti jep shembuj dhe raste të vërejtura në vendet-anëtare dhe paraqet një sërë iniciativash dhe propozimesh të Këshillit të Evropës.

Raporti i Torbjorn Jaglland, gjithashtu, përmban rekomandime lidhur me integrimin dhe mbrojtjen e grupeve të prekshme dhe aktivitetet për të drejta të njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail