BE përgatitet të lejoj kontrolle më të mëdha kufitare në Shengen

Bruksel, 3 maj 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian përgatitet këtë javë t'u lejojë anëtareve ta vazhdojnë kontrollin kufitar në zonën e Shengenit për shkak të krizës migruese dhe sulmeve të paradokohshme terroriste, pasi pesë shtete parashtruan kërkesë të tillë.

Gjermania, Franca, Austria, Danimarka dhe Suedia dërguan letër deri te KE-ja, në të cilën thonë se situata kufitare mbetet "jashtëzakonisht jostabile" dhe kërkojnë t'u vazhdohet e drejta e kontrollit kufitar.

Sipas mediave perëndimore, vendimi për këtë përgatitet eventualisht për të mërkurën.

Burime evropiane theksojnë se Komisioni është i gatshëm të miratojë masa në pajtim me të a.q "hartën e rrugës" për vendosje të serishme të funksionimit normal të Shengenit "deri në fund të vitit".

Vitin e kaluar disa shtete vendosën kontrolle kufitare për shkak të fluksit të rritur të migrantëve. Rregullat e BE-së lejojnë që shtetet sërish të mund të vendosin kontroll kufitar më së shumti dy vjet në periudha maksimale prej gjashtë muajve në raste kur kufijtë janë të rrezikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail