Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit dakorduan armëpushim

Vjenë, 17 maj 2016 (MIA) - Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Serzh Sargsjan dhe Ilham Aliev biseduan mbrëmë në Vjenë rreth konfliktit në rajonin Nagorno Karabah.

Në takim kanë marrë pjesë edhe shefat e diplomacisë së Rusisë, Sergej Lavrov, SHBA-së Xhon Keri, si dhe sekretari shtetëror për çështje evropiane të Francës, Harlem Dezir.

Në takim u theksua qëndrimi se konflikti nuk mund të zgjidhet në rrugë ushtarake, theksohet në kumtesën e OSBE-së, duke shtuar se grupi i Minskut insiston në respektimin e marrëveshjes për armëpushim.

Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit shprehën mbështetje për armëpushimin dhe zgjidhje të qetë të konfliktit.

Që të ulet rreziku për dhunë të mëtejshme, ata dakorduan ndërprerje urgjente të zjarrit. Presidentët kanë dakorduar edhe zgjerim të zyrës ekzistuese të përfaqësuesit të raportuesit të OSBE-së, ndërsa gjithashtu edhe këmbim të të dhënave për personat e zhdukur nën patronazh të Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Të dy presidentët pranuan edhe vazhdim të negociatave muajin e ardhshëm, në vend i cili në mënyrë shtesë do të dakordohet, me qëllim që të vazhdohen negociatat për zgjidhje kompromisi.

Shefi i diplomacisë gjermane dhe kryesues me OSBE-në Frank-Vatler Shtajnmaer theksoi se nëse zgjat konflikti, vjen deri në armatosje gjithnjë e më të madhe, e me këtë edhe deri në rrezik më të madh për ekslaim të ri, por edhe luftë mes dy vende.

Sargasjan dhe Aliev për herë të fundit u takuan në gusht në vitit 2014 në Soçi, ndërsa Rusia si fuqi rajonale e Kaukazit sërish ngriti iniciativë të kthehen në tryezë negociuese të dy presidentët, këtë herë në Vjenë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail