Krizë pengëmarrëse në një bankë në Moskë

Moskë, 19 maj 2016 (MIA) - Pjesëtarë të forcave speciale të policisë ruse vranë një burrë, i cili mbrëmë mori pengje në një bankë në Moskë, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Brendshme.

Siç njoftoi TASS, të gjitha pengjet janë liruar, ndërsa mes klientëve dhe të punësuarve në bankë nuk ka të pësuar.

Burri ka hyrë në filialin e "Banka kreditore moskovite" dhe ka kërkuar shumë prej 4,7 milionë rublja (13.000 euro).

Ai është vrarë kur në duart e rrëmbyesit është vërejtur një send, i cili ka ngjarë si mjet shpërthyes, ndërsa nën rrobat e tij janë varur tela, dhe u supozua se dëshiron të aktivizojë mjet shpërthyes.

Policia ruse e bllokoi rajonin dhe bëri kontroll për bombë eventualisht të vendosur, por nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Banorët e ndërtesës mbi bankën, të cilët u evakuuan, u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail