Gjermania në krye të vendeve në të cilat refugjatët janë të mirëseardhur

Berlin, 19 maj 2016 (MIA) - Indeksi për atë se cili vend më së miri i pret refugjatët, tregon se në krye të listës së këtyre shteteve janë Gjermania dhe Kina, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Madje 80 për qind e njerëzve në botë do të pranonin refugjatë në vendin e tyre, thuhet në hulumtimin e organizuar nga organizata "Amnesti interneshënall", ndërsa një numër i madh i personave madje do të pajtoheshin të pranojnë refugjatë edhe në shtëpitë e tyre.

Indeksi për "Mirëseardhjen e refugjatëve", i cili bazohet në hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë mbi 27 mijë persona, tregon se retorika antirefugjate e një pjese të qeverive korrespondon me qëndrimin e qytetarëve në raport me refugjatët.

Raport më negativ ndaj refugjatëve kanë qytetarët e Rusisë, Indonezisë dhe Tajlandës, ndërsa më të hapur për pranimin e refugjatëve janë banorët e Gjermanisë, Kinës dhe Britanisë së Madhe. Pothuajse gjysma e kinezëve do të pranonin refugjatë në shtëpinë e tyre.

Në Evropë mbështetja pë refugjatët është veçanërisht e madhe në Gjermani, Spanjë dhe Greqi. Turqia është në mesin e vendeve udhëheqëse, qytetarët e së cilës nuk do të donin të pranojnë refugjatë në territorin e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail