NATO arriti marrëveshje për vazhdimin e misionit në Mesdhe

Bruksel, 20 maj 2016 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të 28 vendeve-anëtare të NATO-s mbrëmë në takimin në Bruksel arritën marrëveshje për vazhdimin e misionit të Aleancës në Detin Mesdhe, qëllimi i të cilit është parandlaimi i përpjekjeve të kontrabandistëve me njerëz për transportimin e migrantëve nga Afrika veriore në Evropë.

"Konkluduam se Alenaca mund të bëjë shumë më tepër në Mesdhe", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas përfundimit të takimit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri nga ana e tij deklaroi se NATO mund t'i japë mbështetje misionit "Sofja" të BE-së, qëllimi i të cilit është parandalimi i valës ilegale të migrantëve drejt Evropës.

"Në debatin e sotëm u tregua se ekziston pajtueshmëri që NATO-ja ta ndihmojë Unionin", deklaroi Keri duke shtuar se me atë rast forcat e Aleancës nuk do të kishin rol luftarak.

Misioni "Sofja" zbatohet në ujërat mesdhetare përgjatë brigjeve libiane, sepse për aksione në ujërat territoriale të Libisë i nevojitet miratim nga Këshilli i Sigurimit i KB-së, që e pakëson efikasitetin e tij.

Përfaqësues të BE-dë dhe NATO-s thonë se do të mund të vepronin edhe në ujërat territoriale libiane, nëse këtë e kërkon prej tyre Qeveria në Tripoli, e cila e ka mbështetjen e KB-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail