Junker: Nëse Britania e Madhe e braktis BE-në do të trajtohet si "vend i tretë"

Paris, 20 maj 2016 (MIA) - Nëse Britania e Madhe del prej Bashkimit Evropian duhet ta pranojë se do ta trajtojmë si shtet të tretë, paralajmëroi kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker në një intervistë për gazetën franceze "Mond".

"Nëse britanikët më 23 qershor votojnë kundër qëndrimit të vendit në BE, jeta në vend nuk do të zhvillohet si deri më tani. Mbretëria e Bashkuar duhet të pranojë të trajtohet si vend i tretë, i cili nuk do të ledhatohet", tha ai.

"Nëse britanikët e braktisin Evropën, duhet të sjellim konstatime përkatëse edhe ne edhe ata. Nuk kanosemi, por marrëdhëniet më nuk do të jenë të njëjta", shtoi Junker.

Lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Austri, i cili mbahet të dielën, Junker theksoi se nuk ekziston mundësi as për diskutim, as për dialog me djathtistët ekstrem në këtë vend.

Në pyetjen për të dhënë koment për fitoren eventuale të kandidatit të së djathtës ekstreme, Junker deklaroi: "Në rast se të mbizotërojnë e djathta e pastër dhe e fuqishme dhe djathtistët ekstrem, jam i obliguar të them se kjo gjë nuk më pëlqen".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail