AI: BE-ja me eksportin e armëve në Egjipt nxit vrasje

Londër, 25 maj 2016 (MIA) - Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesti Interneshënëll sot i akuzoi thuajse gjysmën e anëtareve të Bashkimit Evropian se me eksportin e armëve në Egjipt i nxisin vrasjet dhe torturimet në këtë vend.

Në raportin e saj më të ri AI theksoi se 12 në 28 vendet-anëtare të Unionit edhe mëtej janë një prej furnizuesve kryesorë të Egjiptit me armë dhe pajisje tjetër policore.

Organizata ndërkombëtare e akuzoi presidentin e tanishëm të Egjiptit Abdel Fatah Sisi për qeverisje ultraautoritare dhe represive që nga viti 2013, kur ai nga pushteti e rrëzoi presidentin islamist të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi.

AI thekson se pothuajse gjysma e anëtareve të BE-së e shkelin ndalesën për eksport të armëve për Egjiptin, të cilën Unioni e vendosi, pasiqë në protestat në gusht të vitit 2013 u vranë disa qindra demonstrues egjiptianë, që Brukseli zyrtar e quajti "shembull për përdorim tejmase të forcës".

Organizata, me seli në Londër, theksoi edhe se druan se ndalesa për eksport të armëve në Egjipt do të mund të hiqet, edhe pse në praktikë nuk do të ishte efikase në parandalimin e këtij eksporti.

"Vetëm gjatë vitit 2014 anëtaret e BE-së kanë aprovuar 290 leje për eksport të pajisjeve ushtarake për Egjiptin me vlerë të përgjithshme më të madhe se gjashtë miliardë euro", thekson AI.

Anëtaret e BE-së në Egjipt, mes të tjerash kanë eksportuar armë dhe municion të lehtë, automjete të blinduara, helikopterë ushtarakë, armë dhe teknologji për mbikëqyrje.

"BE-ja do të duhet që menjëherë të vendosë embargo ndaj eksportit të të gjithë llojeve të armëve dhe pajisjeve, të cilët Egjipti i shfrytëzon për shkelje të rëndë të së drejtave të njeriut", deklaroi drejtori i Ai për kontroll të armatimit dhe të drejtat e njeriut, Brajan Vud.

AI paralajmëroi edhe se situata në Egjipt për çështjen për të drejtat e njeriut jashtëzakonisht është përkeqësuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail