Poroshenko: Tani mbetet ta kthejmë Donbasin dhe Krimenë

Kiev, 25 maj 2016 (MIA) - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko sot deklaroi se pas lirimit të pilotes Nadja Savçenko nga burgu në Rusi, tani Ukrainës i mbetet ende ta kthejë kontrollin ndaj rajonit separatist lindor Donbas dhe ndaj gadishullit të Krimesë, të cilin në vitin 2014 e ka anektuar Rusia.

Në fjalimin në ceremoninë në Kiev, në të cilën Savçenkos ia dorëzuan medaljen Hero i Ukrainës, Poroshenko paralajmëroi se Ukraina do të arrijë ta kthejë kontrollin ndaj Donbasit dhe Krimesë, në mënyrën e njejtë në të cilën ishte vepruar me lirimin e pilotes.

"Ashtu siç arritëm ta kthejmë në shtëpi Nadjen, ashtu do ta kthejmë edhe Donbasin dhe Krimenë", tha Poroshenko në ceremoninë solemne.

Savçenko sot pas arritjes nga Rusia në aeroportin në Kiev deklaroi se sërish është e gatshme të sakrifikohet për Ukrainën.

"Jam e gatshme sërish të sakrifikohem për Ukrainën në fushë betejë. I falënderoj të gjithë të cilët luftuan për mua", deklaroi Savçenko.

Rusia sot e liroi Savçenkon, e cila nga mesi i vitit 2014 ka qenë në burgun rus në vuajtje të dënimit me burg 22 vjeçar, nën akuzën se forcave ukrainase ua ka transmetuar koordinatat për sulm, me ç'rast humbën jetën dy gazetarë rus. Menjëherë pas lirimit, Savçenko me aeroplan të presidentit ukrainas shkoi për në Kiev.

Lirimi i Savçenkos vijoi pasi Qeveria ukrainase ka falur dy të burgosur rusë, Evgenij Erofeev dhe Aleksandar Aleksandrov dhe paralajmëroi se do t'i këmbejë për piloten e burgosur. Pas arritjes së Savçenkos në Kiev, Poroshenko publikoi se e ka nënshkruar dekretin për falje të Erofeevit dhe Aleksandrovit.

Kievi pohoi se Erofeev dhe Aleksandrov janë ushtarë rus dhe i ngarkoi për krime të kryera në Ukrainën lindore, por ato i mohojnë akuzat e tilla.

Lirimin e Savçenkos pasdite e përshëndetën Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, NATO-ja, si dhe shumë vende perëndimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail