UNHCR: Nevojitet vendosje për dy milionë refugjatë

Praga, 25 maj 2016 (MIA) - Nga fillimi i vitit 2016 janë vërejtur 190.000 përpjekje prej njerëzve për të mbërritur në Evropë përmes vijës detare, me ç'rast 1.360 prej tyre u mbytën, deklaroi sot zëdhënësi rajonal i UNHCR-së për Evropën Juglindore, Neven Cërvenkoviq dhe shtoi se deri në vitin 2018 do të duhet të gjendet vend për dy milionë refugjatë.

Ai në intervistën për Radio Evropa e Lirë vlerësoi se pas zbatimit të marrëveshjes midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë dhe mbylljen e paracakohshme të "rutës ballkanike" është zhvendosur pikësynimi i migrimit, por është rritur edhe kontrabandimi i njerëzve, të cilët përpiqen të mbërrijnë në Evropën Perëndimore dhe Veriore.

"E vërejmë se numër gjithnjë e më i madh i njerëzve kërkojnë rrugë alternative përmes Detit Mesdhe, ndërsa në këtë mënyrë mbërrijnë drejt Italisë. Sa i takon mbylljes së "rutës ballkanike" vërejmë, nga njëra anë, fragmentim të këtij qarkullimi të njerëzve të cilët u gjetën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të thotë në Greqi, Maqedoni dhe Serbi", theksoi Cërvenkoviq.

Ai theksoi se vitin e kaluar janë notuar 3.770 raste të vdekjes gjatë tentimit që përmes detit të mbërrijnë në Evropë.

Cërvenkoviq theksoi se sipas vlerësimeve të UNHCR-sit, 2.000 persona "në mënyrë të qetë" dje janë transferuar në kampin e refugjatëve Idomeni në katër lokacione të dnryshme në vend.

Ai shtoi se është nisur edhe një fushatë globale për grumbullimin e mjeteve të cilat mungojnë që të pajisen lokacione të ndryshme për vendosjen sa më humane të njerëzve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail