"Fajnenshëll Tajms": Gjermania mbështet krijimin e një organizate evropiane të ngjashme me NATO-n

Berlin, 25 maj 2016 (MIA) -  Gjermania angazhohet për formimin e një Armate evropiane, e cila do të ishte një organizatë shumë e ngjashme me Aleancën veriperëndimore, vlerësohet në analizën e ekspertit rus, Vlladimir Miheev, të publikuar në gazetën britanike "Fajnenshëll Tajms".

Në analizë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, thuhet se dokumenti për strategji mbrojtëse, i përpunuar nga ana e ekspertëve gjermanë, e zbulon konceptin për formimin e një Armate strukturore evropiane.

Kjo armatë, sipas analizës, duhet të ketë shtab kryesor të përbashkët me përfaqësues ushtarak dhe civil dhe plus Këshill të ministrave të mbrojtjes, i cili do ta koordinojë prodhimin e armëve dhe pajisjes dhe do të kryesojë me shfrytëzimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake.

Në "Librin e bardhë" të përgatitur nga ekspertë gjermanë, të cilin e citon "Fajnenshëll Tajms", thuhet se "Gjermania është në pajtim të fuqishëm dhe tërësisht në fazën e hershme të bashkangjitet si fuqi kryesuese në debatin ndërkombëtar për formimin e Armatës evropiane, dhe me atë rast të ndërmarrë përgjegjësi dhe lidership".

Dokumenti gjerman, si bazë për propozimet e veta i merr misionet e BE-së në Çad dhe Republikën Qendrore Evropiane dhe operacionet kundër piratëve në brigjet e Somalisë.

Edhe pse propozimi për Forca të përbashkëta ushtarake, të ndara nga NATO-ja, ishte përmendur edhe nga shefi i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker në mars të vitit të kaluar, strategët gjermanë, të vetëdijshëm për "xhelozinë" e mundshme nga komanda amerikane me NATO-n saktësisht cekin se "qëllimi i Armatës evropiane nuk është ta bëjnë BE-në tërësisht të pavarur nga NATO-ja, por një Evropë më ambicioze që t'i ndajë obligimet ndërmjet Unionit dhe Aleancës".

Dokumenti, i cili ende është vetëm një nga idetë që qarkullojnë në mesin e vendeve anëtare të BE-së, duhet të shqyrtohet gjatë përgatitjeve për Këshillin evropian që duhet të mbahet në qershor.

Kundërshtarët e kësaj ideje konsiderojnë se Armata e re evropiane do t'i japë Gjermanisë pozitën e hegjemonëve evropianë, posaçërisht nëse Britania e Madhe e braktisë BE-në. Problem plotësues për kundërshtarët e idesë është prishja e konceptit për financim të NATO-s dhe të huajësim i SHBA-së, si servisuese kryesore e sigurisë së BE-së.

Autori i analizës pyet edhe nëse ka agjendë të fshehtë në planet gjermane, me ç'rast citohen mendime të ekspertëve të cilët japin mundësinë që Gjermania nëse formohet Armata evropiane, dy përqindët e paraparë nga mjetet që duhet t'i japë për NATO-n, t'i shfrytëzojë për forcat e reja.

Plotësisht mund të pritet edhe ndryshim i përqindjes së pajisjes ushtarake e cila tani në mënyrë domunese është e prodhimit amerikan në llogari të prodhuesve gjermanë, që e hapë mundësinë ndaj "Librit të bardhë" gjerman ndikimin e vet për të pasur edhe kompleks ushtarako-industrial.

Edhe një çështje me të cilën merret libri, është edhe ndikimi i formimit të Armatës evropiane ndaj marrëdhënieve me Rusinë. Sipas tij, sa më shumë evropianë të kenë ndikim ndaj çështjeve mbrojtëse në BE, përkatësisht, sa më i vogël është involvimi i SHBA-së në politikën e përbashkët mbrojtëse të BE-së, aq më të mira do të jenë marrëdhëniet me Rusinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail