Katërshja e Vishegradit publikoi plan për sistemimin e ushtrive në shtetet baltike

Pragë, 25 maj 2016 (MIA) - Vendet e Grupit të Vishegradit publikuan se janë duke punuar në planin për sistemimin e armatave të tyre në shtetet baltike.

Në deklaratën e Grupit të Vishegradit (Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia) nga takimi i sotëm i ministrave të Mbrojtjes në Pragë theksohet se do të shqyrtohen detajet e planit, i cili do rë prezentohet në samitin e NATO-s në korrik në Varshavë.

Armatat e katër shteteve do të jenë të gatshme për sistemim në rrotacion prej 1 janarit 2017. Veprimtaria e tyre do të drejtohet nga trajnimi dhe stërvitjet ushtarake.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Praga, Letonia dhe Estonia paraprakisht kërkuan sistemimin e forcave të NATO-s, për shkak "druajtjes nga politika agresive e Rusisë".

Katërshja e Vishegradit gjithashtu shprehu mbështetje edhe për praninë e rritur të NATO-s në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni, të cilat sipas V4, janë nën kanosjen e Rusisë.

Ministrat e Mbrojtjes së Grupit të Vishegradit kanë biseduar edhe për procesin e krijimit të forcave për reagim të shpejtë të Bashkimit Evropian, ndërsa e kanë konfirmuar qëllimin për përgatitjen të edhe një grupi luftarak të BE-së nga vendet e V4 për gjysmën e parë të vitit 2019.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail