Kameron mund të ballafaqohet me votimin mosbesimit pas referendumit

Londër, 30 maj 2016 (MIA) - Kryeministri britanik, Dejvid Kameron do të mund të ballafaqohet me votimin për mosbesim në Partinë konservative menjëherë pas referendumit për BE-në më 23 qershor, shkruan "Dejli Meijl", duke iu referuar burimeve të radhëve të torievistëve.

Si rast për votimin do të ishte udhëheqja e tij me fushatën për referendum dhe kjo nuk do të lidhej me rezultatin e votimit të britanikëve.

Gazeta nuk i zbulon burimet e veta as nëse ato janë nga radhët e atyre konzervativëve të cilët komplotojnë braktisjen e BE-së apo nga torievistët proevropianë, përveç se thotë bëhet fjalë për bashkëpartiakë të Kameronit.

Lideri aktual partiak dhe kryeministër, paraprakisht kumtoi se nuk do të japë dorëheqje pa dallim rezultatit të prononcimit për referendum, si dhe se ai mund të gjendet në palën e mposhtur.

Mediat në Londër megjithatë, zbuluan se Kameron planifikon të bëjë rikonstruim të Qeverisë menjëherë pas 23 qershorit, me ç'rast paralajmërohet se do të ndërrohen të gjithë pesë ministrat, si dhe zëvendësminsitrat, të cilët agjitohen kundër Qeverisë për Breksit.

Kryesues i fushatës për braktisjen e BE-së është ministri i Drejtësisë, Majkëll Gouv, ndërsa me të është ish - lideri partiak dhe ministër i Punës dhe pensioneve, Ijan Dankan Smith, por lider i grupit "kryengritës" dhe i fushatës për Breksit është ish-prefekti i Londrës, Boris Xhonson.

Fushata e tyre bëhet gjithnjë e më agresive, siç afrohet 23 qershori, prandaj Xhonson dhe Gouv publikisht e kritikuan Kameronin për "mossuksesin qeveritar" që të ndalojë vala e emigrantëve edhe krahas planit të projektuar.

Analistët në Londër besojnë se e tërë strategjia e Xhonsonit i cili më parë ishte kundër largrimit nga BE-ja është orientuar që të fitohet në referendum që të rrëzohet Kameron, pasi që ai nuk i fsheh ambiciet për të hyrë në Dauning strit 10.

Dejvid Kameron është zgjedhur lider i konzervativëve në dhjetor të vitit 2005, pas dorëheqjes së Majkëll Hauard.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail