Britanikët u prononcuan për dalje nga BE-ja

Shumica e britanikëve në referendumin e djeshëm u prononcuan për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, njoftoi paradite Komisioni Zgjedhor britanik.

Siç njofton BBC, sipas rezultateve nga votat e numëruara nga të gjitha qarqet zgjedhore, 17.410.742 votues ose 51,9 për qind u deklaruan për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja, ndërsa 16.151.241 apo 48,1 për qind votuan për qëndrimin e vendit në Union. 

Jehona në referendum ka qenë 71,8 për qind, që paraqet jehonën më të madhe të ndonjë votimi në Britaninë e Madhe nga zgjedhjet parlamentare në vitin 1992.

Rezultatet përfundimtare në Skoci dhe në Irlandën Veriore tregojnë se shumica e banorëve të këtyre krahinave janë prononcuar për qëndrim të Britanisë së Madhe në BE. Për dallim nga ata, banorët e Uellsit u prononcuan për Brekzit.

Një ndihmës anonim në kabinetin e kryeministrit britanik Dejvid Kameron sot deklaroi se pas vendimit të djeshëm në referendum për braktisje të BE-së, Britania e Madhe tani ndodhet në "territor të panjohur".

"Ne tani jemi në territor të panjohur. Të gjithë janë shumë të lodhur. Nuk kemi fjetur", deklaroi përfaqësuesi anonim, pasi rezultatet jo të plota nga referendumi treguan se qytetarët e Britanisë së Madhe vendosën që vendi ta braktisë Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, lideri i Partisë për pavarësi të Britanisë së Madhe (UKIO), Nejxhell Farazh deklaroi se 23 qershori do të mbahet në mend në historinë e vendit si "ditë e pavarësisë" dhe i bëri thirrje kryeministrit Kameron të japë dorëheqje.

Farazh shtoi se guxon të ëndërrojë se "po agon një Mbretëri e Bashkuar e pavarur".

Ndërkohë, kryetari i partisë mbarësiriane nacionaliste Shin Fejn, Deklan Kerni sot në mëngjes deklaroi se vendimi i referendumit të djeshëm e përjashton Qeverinë britanike nga kompetenca që të paraqesë interesat e banorëve të Irlandës Veriore.

Siç citon TASS, kjo, sipas tij, do të jetë shkak edhe për bashkimin e rajonit me Irlandën fqinje.  

Liderët e BE-së sot do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm kushtuar rezultatve nga referendumi i djeshëm në Britani të Madhe, në të cilin britanikët u deklaruan për largim nga Unioni, kumtuan burime diplomatike në Bruksel.

Sipas burimit të njejtë, takimin e konvokoi kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker dhe në të do të marrin pjesë njerëzit e parë të Këshillit të Evropës dhe të Europarlamentit, Donald Tusk dhe Martin Shulc, si dhe kryeministri holandez Mark Rute, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me BE-në.

"Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen për të vendosur se çka do të bëjnë pas vendimit shokues", deklaroi diploamti anonim, duke shtuar se katër përfaqësues të lartë të Unionit do të tentojnë ta "harmonizojnë pozicionin e përbashkët evropian pas rezultateve nga referendumi britanik".

Për sot më vonë është paralajmëruar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail