BE-ja, para dhe pas bregzitit

Londër, 24 qershor 2016 (MIA) - Britania e Madhe ka status special në Union. Britania e Madhe nuk është anëtare e eurozonës dhe nuk është në Shengen.

Prej gjithsej 28-të vendeve anëtare, në eurozonë janë 19 shtete, disa vende nuk e pranuan euron si valutë të tyre (Britania e Madhe, Danimarka dhe Suedia) dhe në eurozonë ende nuk përkasin Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia. Danimarka është me të ashtuquajturin status ERM II. Pjesë përbërëse nga mekanizimi fillimisht ishte edhe Greqia - përgatitet të hyjë në eurozonë dhe zgjat të paktën dy vjet.

Zonës së Shengenit për momentin i përkasin 26-të vende, dhe në të janë edhe vendet të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian - Zvicra, Norvegjia dhe Islanda.

Britania e Madhe, megjithatë, edhe në këtë pikëpamje ka status special.

Ideja dhe koncepti fillestar i Unionit në Evropë i përshkruhet ish shefit të diplomacisë franceze Robert Shuman (1886-2963), i cili plasoi idenë për afrim, bartës burimor të të cilit janë francezët dhe gjermanët.

Në fazën e parë Franca dhe Gjermania ndërmarrin mbikëqyrjen mbi prodhimin dhe distribuimin e qymyrit dhe çelikut dhe plani i tyre është publikuar më 9 maj të vitit 1950. Pesë vite më vonë është vendosur që 9 Maji të shënohet si Dita e Evropës, ndërsa plani i Shumanit si qasje e cila gradualisht do të krijoj hapësirë për bashkëpunim dhe tejkalim të mospajtimeve të thella mes shteteve nga Evropa.

Në këtë kohë kjo ka qenë informim se në të ardhmen mund të arrihet një bashkësi e caktuar ekonomike mes shteteve evropiane.

Në prill të vitit 1951 është nënshkruar në Paris, Marrëveshja për themelimin e Bashkësisë Evropiane për qymyr dhe çelik. Kjo konsiderohet si fillim i krijimit të Bashkësisë Ekonomike Evropiane, më vonë Bashkësisë Evropiane, e cila u shndërrua në Bashkimin Evropian. 

Në bashkësinë atëherë janë kyçur Franca, RF e Gjermanisë, Italia dhe shtetet nga Beneluksi. Marrëveshja për E3 për qymyr dhe çelik hyri në fuqi më 23 korrik të vitit 1952, është nënshkruar për 50 vjet dhe ka qenë në fuqi deri më 23 korrik të vitit 2002.


Në Romë më 25 mars të vitit 1957 janë nënshkruar dy marrëveshje të reja – Marrëveshja e Bashkësisë Ekonomike Evropiane dhe Marrëveshja e Bashkësisë Evropiane për Energji Atomike, të njohura si Marrëveshje të Romës. Qëllimi ka qenë - krijimi i tregut të vetëm dhe afrim të politikave ekonomike të vendeve anëtare që të arrihet zhvillim i përbashkët ekonomik dhe si pasojë rritje të standardit të jetës së qytetarëve të anëtareve.

BE fillon zyrtarisht të veprojë më 1 korrik të vitit 1967.

Në vitin 1973 kyçet edhe Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe. Gjashtëshja evropiane u shndërrua në nëntëshe.

Greqia është pjesë e bashkësisë nga 1 janari i viti 1981, ndërsa pesë vite më vonë edhe Spanja dhe Portugalia.

Unioni monetar dhge politik e inicuar në vitin 1986, ndërsa akti i vetëm evropian që e mundëson këtë është nënshkruar më 1 korrik të vitit 1987.

Me emrin Bashkimi Evropian ekziston nga 1 nëntori i vitit 1993 kur në Mastriht është nënshkruar marrëveshja. Me Marrëveshjen janë konfirmuar tri shtylla - mbikombëtare, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, bashkëpunim në gjyqësi dhe në punët e brendshme.

Më 1 janar të vitit 1995 anëtare të reja bëhen Austria, Finlanda dhe Suedia.

Euroja si valutë e përbashkët është vendosur në vitin 1999, ndërsa zbatimi i saj fillon nga 1 janari i vitit 2002.

Jashtë kësaj zone janë Britania e Madhe, Suedia dhe danimarka, Si dhe një numër i madh i shteteve të cilët kanë hyrë në BE pas vitit 2004.

Në vitin 2004 anëtare bëhen Çekia, Estonia, Qiproja, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, ndërsa nga 1 janari i vitit 2007 anëtare të BE-së janë edhe Bullgaria dhe Rumania. E fundit në BE u kyç Kroacia, më 1 korrik të vitit 2013.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail