Samiti i parë i BE-së me Britaninë si pjesë e padëshiruar e ekipit

Bruksel, 28 qershor 2016 (MIA) - Pasdite në Bruksel do të fillojë Samiti i rregullt dyditor i qershorit i Këshillit Evropian, në të cilin pas 43 vitesh anëtarësim në Bashkimin Evropian, Britania e Madhe dhe kryeministri i saj, Dejvid Kameron janë mysafirë të padëshiruar në tryezën e shefave të shteteve dhe qeverive të 28-të vendeve anëtare të BE-së për shkak referendumit të suksesshëm britnik për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kameron sot do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian për herë të parë pasi Britania e Madhe votoi që ta braktis BE-në dhe do të bisedojnë për pasojat e votimit të të a.q. Bregzit dhe mënyrës se si të shkohet përpara me këtë situatë, me ç'rast bien nën hije pikat e tjera të parapara për diskutim në Samit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez Fransoa Olland dhe kryeministri italian, Mateo Renci të hënën theksuan se "nuk mundet të ketë bisedime formale apo joformale për daljen britanike në këtë fazë. Kështu, derisa Evropa po përpiqet të pajtohet me vendimin e Britanisë së Madhe ta braktis BE-në, Kameron sot do të marrë pjesë në darkën e punës së liderëve të BE-së, pas takimeve me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan - Klod Junker.

Megjithatë, se Brukseli pulson me 27, në vend se me 28 vende - anëtare, flasin të dhënat që kryeministri britanik nuk do të marrë pjesë në bisedimet midis liderëve të 27-të vendeve të tjera anëtare të BE-së në mëngjesin e nesërm të punës në kuadër të ditës së dytë të Samitit të Këshillit Evropian.

Duke folur të hënën, Kameron deklaroi se Britania e Madhe duhet t'i pranojë rezultatet e referendumit dhe se është formuar njësit special në kuadër të Qeverisë që të vendoset baza fillestare për braktisjen e BE-së. Megjithatë, ai tha se do të duhet trashëgimtari i tij, i cili do të zgjidhet në fillim të shtatorit, të vendos se si do të vazhdojë lidhur me njoftimin e pritur formal të Bashkimit Evropian për qëllimin e Britanisë së Madhe ta braktis duke iu referuar nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës.

Sipas rregullave të BE-së, pasi të ndodh kjo, Britania e Madhe do të ketë dy vjet për negociata për kushtet për divorc nga BE-ja, përveç nëse 27 vendet e tjera anëtare në mënyrë unanime nuk pajtohen ta vazhdojnë procesin. Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar duhet të negociojë edhe për të ardhmen e saj lidhur me marrëdhëniet tregtare me BE-në.

Në të njëjtën kohë, sot edhe Parlamenti Evropian, gjithashtu, do të takohet në një seancë urgjente që të debatojë për pasojat e votimit për Bregzit, ku pritet të votojë një dokument i cili nuk do të jetë obligues me nxitje deri te britanikët për "aktivizimin urgjent" të nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës me qëllim që të fillojnë negociatat formale për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail