Porta e Brandenburgut në Бerlin do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk

Berlin, 29 qershor 2016 (MIA) - Porta e Brandenburgut në Berlin sot do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Turqisë, ndërsa nesër flamujt do të lëshohen në gjysmë shtizë pasi 41 persona mbrëmë u vranë në një sulm terrorist në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, njofton DPA.

"Stambolli dhe Berlini janë qytete të vëllazëruara dhe përmendorja nga shekulli 18 në qendrën e Berlinit do të ndriçohet në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë në shenjë të solidaritetit me familjet e viktimave dhe me gjithë Turqinë", deklaroi zëdhënësja e Qeverisë gjermane Daniela Augenshtajn.

Muajve të fundit Porta e Brandenburgut u ndriçua me ngjyrat e flamujve të Francës dhe Belgjikës, si dhe me flamurin e komunitetit LGBT-së në shenjë solidariteti ndaj grupeve të njerëzve, të cilët kanë qenë viktimë të sulmeve terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail