Fico: Për BE-në nuk mund të vendosin vetëm dy, tre shtete

Bratisllavë, 30 qershor 2016 (MIA) - Për arhdmërinë e Bashkimit Evropian nuk mund të vendosin vetëm dy ose tre vende-anëtare të fuqishme, deklaroi Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, vend i cili nga nesër kryeson me BE-në.

Deklarata e tij vjen pasi Gjermania, Franca, dhe Italia të hënën mbajtën takim në të cilin i shqyrtuan rezultatet nga referendumi në Britani të Madhe. Paraprakisht, u mbajt takim i ministrave të punëve të jashtme të vendeve themeluese të BE-së, si dhe të vendeve të Beneluksit.

"Për ardhmërinë e BE-së më nuk mund të vendoset pa pjesëmarrje aktive të shteteve të cilat u bënë anëtare pas vitit 2004", theksoi Fico.

Sllovakia dhe vendet e grupitt ë Vishegradit - Polonia, Çekia dhe Hungaria, angazhohen që fuqia të disperzohet dhe të zvogëlohet roli i Komisionit Evropian.

Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak theksoi se midis vendeve-anëtare të BE-së ka pjesëmarrje se ndonjëherë arrijnë marrëveshje për diçka, ndërsa pastaj KE-ja jep propozime të cilët janë në kundërshtim me të dakorduarën.

"Nëse qytetarët e tanë gjithnjë e më pak dhe më pak kuptojnë se çka punon BE-ja atëherë kjo është për shkak se institucionet janë tepër prezente, ndërsa vendet-anëtare më pak", theksoi Lajçak.

Ai shtoi se britanikët kanë reaguar ndaj politikës evropiane.

"Askush nuk ka të drejtë t'u hidhërohet votuesve britanikë", theksoi Lajçak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail