"Standard dhe Purs" e zvogëloi rejtingun e BE-së për shkak të Bregzitit

Nju-Jork, 1 korrik 2016 (MIA) - Agjencia kreditore ndërkombëtare "Standard dhe Purs" mbrëmë e zvogëloi rejtingun kreditor të Bashkimit Evropian nga niveli AA+ në AA.

Në elaborimin e vendimit të tillë thuhet se ai është marrë për shkak të pasigurisë në BE pas vendimit të britanikëve në referendum të enjten e kaluar për braktisje të Unionit.

"Pas vendimit të votuesve britanik për braktisje të BE-së kemi bërë vlerësim të mendimit tonë për kohezion të Unionit dhe konsiderojmë se blloku mund të ketë fleksibilitet më të vogël buxhetor pas tërheqjes së Britanisë së Madhe", thuhet në kumtesën e "Standard dhe Purs".

Agjencia më tutje shton se edhe pse e ka zvogëluar rejtingun e BE-së për një shkallë, megjithatë vlerësimi për perspektivat e saj është stabil, që mund do të thotë se në afat mesatar me siguri nuk do të ketë nevojë për zvogëlim të tij shtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail