Në Francë shpallen tre ditë zie pas sulmeve në Nicë

Paris, 15 korrik 2016 (MIA) - Tri ditë zie kombëtare është shpallur në Francë, duke filluar prej nesër, e deri të hënën, njoftoi sot kryeministri i Francës, Manuel Vals.

Ai këtë e deklaroi pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Mbrojtjes të përcaktuar nga presidenti Fransoa Oland pas sulmit të kryer mbrëmë.

Në fjalimin Vals tha se "qëllimi i terroristëve është që të shkaktohet frikë dhe panik në vend".

"Por, Franca është vend i madh dhe demokraci e madhe dhe nuk do të lejohet të destabilizohet", theksoi Vals.

Sipas të dhënave të fundit, së paku 84 veta kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur mbrëmë vonë në qytetin francez Nicë, pasi një kamion është përplasur në turmën e njerëzve të cilët kanë ndjekur fishekzjarrët për festën kombëtare të Francës - 14 Korrik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail