Gjermania, Italia dhe Spanja e ngritën shkallën e sigurisë

Berlin, Romë, Madrid, 15 korrik 2016 (MIA) - Një pjesë e shteteve që kufizohen me Francën veçmë i përforcuan masat për siguri në vendkalimet kufitare, në aeroporte, rrugë dhe kalimet hekurudhore, dhe filluan bashkëpunim me shërbimet zbuluese franceze që ta parandalojnë përhapjen eventuale të sulmeve dhe të ndihmojnë në hetimin rreth sulmit në Nicë, njoftoi Tanjug.

"Pas sulmit të djeshëm në Nicë, Italia i përforcoi kontrollet në tre udhëkryqe të rrugëve që i lidh me Francën, dhe në heurudhën e cila i lidh të dy vendet", deklaroi sot ministri italian i Punëve të Brendshme Anxhelino Alfano.

"Sistemi ynë i sigurisë është aktivizuar", publikoi ministri italian një ditë pas sulmeve në Nicë, qytet që ndodhet vetëm 35 kilometra nga kufiri italian.

Gjermania i përforcoi kontrollet kufitare nëpër aeroporte, si dhe vendkalimet kufitare rrugore dhe hekurudhore pas sulmit në Francë, thuhet në kumtesën e Policisë federale gjermane.

"Në bashkëpunim me përfaqësues të forcave franceze të sigurisë, policia federale e Gjermanisë vendosi masa të përforcuara në rajonet  e qarkullimit tejkufitar me Francën", thuhet në kumtesën e policisë.

"Spasnja vendosi masa të kontrollit të rritur në vendkalimet kufitare me Francën", deklaroi ushtruesi i detyrës ministër i Punëve të Brendshme Horhe Fernandez Dias.

Ministri spanjoll shtoi se në bashkëpunim me shërbimet franceze janë grumbulluar dëshmi të mjaftueshme që të mund të konkludohet se sulmi i djeshëm me siguri është "vepër e terrorizmit të ekstremistëve islamistë", transmetuan mediat britanike.

"Ky sulm brutal, edhe pse ende nuk mundemi me siguri ta konfirmojmë, me siguri është vepër e terrorizmit xhihadist", tha ministri dhe shtoi se informatat e shërbimeve zbuluese të Spanjës dhe Francës përputhen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail