Tetë oficerë policorë janë marrë si pengje në sulmin në Erevan

Erevan, 17 korrik 2016 (MIA) - Tetë oficerë policorë janë marrë si pengje nga një grup i armatosir, që sot në mëngjes e sulmuan ndërtesën e policisë dhe  të forcave të brendshme ushtarake në Armeni në rajonin Erebun në Erevan, me kërkesë për lirimin e një opozicioneri. 

Midis pengjeve janë zëvendës-shefi i policisë së Armenisë, gjeneral majori Vardan Egiazarjan dhe zëvendësshefi i policisë në Erevan, koloneli Valerij Osipjan, deklaroi deputeti në Parlament, Nikoll Pashinjan. 

Ai sot në mëngjes  ndodhet në vendin e incidentit dhe negocion me sulmuesit. Sipas tij grupi i armatosur kërkon "dorëheqjen e drejtuesve të Republikës dhe lirimin e Zhirair Sefilijan". 

"Një grup i opozicionerëve armenë e morën selinë e patrullës policore dhe inspeksionit në Erevan", njoftoi sot Shërbimi armen i sigurisë shtetërore, duke hedhur poshtë  si të rreme konfirmimet se bëhet fjalë për "krynegritje". 

Shërbimi armen i sigurisë citon se vazhdojnë negociatat me personat e armatosur, me qëllim që ata  në mënyrë të qetë të dorëzohen. 

Disa media njoftojnë se në incident ka një të vrarë dhe një të plagosur, ndërsa TASS, duke cituar burim të policisë njofton se nuk ka persona të vrarë në incident. 

Pres-shërbimi i policisë praprakisht sot njoftoi se një grup opozitar e ka marrë kontrollin e stacionit policor dhe se kërkon dorëheqjen e pushtetit. 

Ithtarët e opozitarit Zhirar Sefilijan, i cili është vrarë më 20 korrik dhe akuzohet për  një grup të organizuar kriminal, publikoi se planifikon që ta ndryshojë situatën në Armeni përmes kryngritjes së armatosur, citohet në njoftimin e grupit opozitar. 

"Tashmë e morëm kontrollin mbi një nga bazat kryesore policore në Erevan dhe e kontrollojmë kuartin Erebuin, në pjesën jugore të kryeqendrës", konfirmojnë opozitarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail