Bregziti do t'i zvogëlojë të ardhurat e bankave investuese për tetë miliardë dollarë

Nju-Jork, 17 korrik 2016 (MIA) - Vendimi i Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian me siguri do t'i shkurtojë të ardhurat e bankave investuese për rreth tetë miliardë dollarë dhe do t'i ofrojë që shtëpitë e sigurimit të dalin nga disa sektorë, tregon raporti i Boston konsalting grup (BCG).

Të ardhurat nga bashkimet dhe marrjet, shitja e obligacioneve dhe tregtisë me letra me vlerë, sipas parashikimeve të BCG-së me siguri do të pësojnë rënie në rreth 204 miliardë dollarë në vitin 2016 nga 228 miliardë dollarë në vitin 2015, transmeton "Blumberg".

Bëhet fjalë për revizion të raportit paraprak për të ardhurat e pritura të sivjetme nga 212 miliardë dollarë, që është pasojë e drejtëpërdrejtë nga Bregziti dhe potenciali i saj i të ardhurave nga bashkimet dhe marrjet në rajonin evropian t'i shkurtojë për madje 60 për qind.

Breguzit, sipas raportit të BCG-së, e çoi punën globale në zonë të errët, duke i rrezikuar planet e kompanive për rritje ose marrje të firmave të tjera.

Sipas autorëve të raportit për disa banka, Bregzit do ta përshpejtojë tërheqjen e tyre dhe me siguri do t'i godasë projeksionet afatshkurtëra të së ardhurave përmes ndonjë shoku tregtar dhe humbje të besimit, por edhe planet afatgjatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail