Sulmuesit nga Erevan kërkojnë lirimin e Sefilijanit dhe dorëheqjen e Sarkisjanit

Erevan, 17 korrik 2016 (MIA) - Persona të armatosur, që  sot morën pengje në ndërtesën e policisë në Ervan dhe vranë një polic, kërkojnë lirimin e opozitarit Zhirair Sefilijan, i cili u arrestua në qershor dhe akuzohet për mbajtje të paligjshme të armëve. 

"Kërkojmë që të lirohet Zhirair Sefiljain, vetëm atij do t'i nënshtrohemi. Përveç kësaj Serzh Sarkisjan duhet që të japë dorëheqje", shkruan në Facebook një prej sulmuesve, Varuzhin Avestijan. 

Ai theskoi se një anëtar i grupit të tij është plagosur rëndë në këmbim zjarrin me policinë. 

Ithtarët e opozitarit Zhirar Sefilijan, i cili është vrarë më 20 korrik dhe akuzohet për  një grup të organizuar kriminal, publikoi se planifikon që ta ndryshojë situatën në Armeni përmes kryngritjes së armatosur, citohet në njoftimin e grupit opozitar. 

"Tashmë e morëm kontrollin mbi një nga bazat kryesore policore në Erevan dhe e kontrollojmë kuartin Erebuin, në pjesën jugore të kryeqendrës", konfirmojnë opozitarët. 

Sipas informacioneve  më të reja rreth 30 ithtarë të opozitës radikale armene  kanë marrë nën kontroll ndërtesën e policisë, ndërsa  në këmbimin e zajrrit ka të plagosur nga të dyja palët. 

Paraprakisht tetë oficerë policorë janë marrë si pengje nga një grup i armatosur, që sot në mëngjes e sulmuan ndërtesën e policisë dhe  të forcave të brendshme ushtarake në Armeni në rajonin Erebun në Erevan, me kërkesë për lirimin e një opozicioneri. 

Midis pengjeve janë zëvendës-shefi i policisë së Armenisë, gjeneral majori Vardan Egiazarjan dhe zëvendësshefi i policisë në Erevan, koloneli Valerij Osipjan, deklaroi deputeti në Parlament, Nikoll Pashinjan. 

Shërbimi armen i sigurisë citon se vazhdojnë negociatat me personat e armatosur, me qëllim që ata  në mënyrë të qetë të dorëzohen. 

Sefilijan është ish-komandant ushtarak dhe është kritik i ashpër i presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisjan, i cili  nuk është i knaqur nga mënyra  se si Qeveria  ballafaqohet me konfliktin rreth Nagorno Karabah.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail