Të paktën 38 persona humbën jetën nga tërmeti në Italinë qendrore (PLT)

Romë, 24 gusht 2016 (MIA) - Numri i viktimave në tërmetin e fuqishëm që e goditi pjesën qendrore të Italisë u rrit në 38, njoftuan mediat lokale.

Kryeministri italian Mateo Renci në Tuiter shkroi se autoritetet janë në kontakt me persona lokalë zyrtar nga zonat e prekura dhe se u është dërguar ndihmë shtesë.

"Vendi im më nuk ekziston, thjesht vetëm dëgjojmë zëra nën gërmadhat", deklaroi prefekti i Amatriçes, Serxho Porci.

Kronologjia tërmeteve të mëdha që e kanë goditur Italinë nga fillimi i shekullit 20, në të cilat humbën jetën të paktën 120.000 banorë:

28 dhjetor 1908 - Më shumë se 82.000 njerëz e kanë humbur jetën kur një tërmet me intensitet prej 7,2 ballë e shkatërroi Mesinën, qyteti i dytë sicilan për nga madhësia dhe e dëmtoi qytetin Rexho Emilia.

13 janar 1915 - Rreth 32.000 njerëz e kanë humbur jetën në një tërmet me intensitet prej 7 ballë që e goditi qytetin Avezano në Italinë qendrore.

27 korrik 1930 - Tërmet me intensitet prej 6,5 sipas Rihterit e përfshiu krahinën Irpinja në jug të Italisë. E humbën jetën të paktën 1.400 njerëz.

6 maj 1976 - Tërmet prej 6,5 ballë sipas Rihterit e goditi Furlaninë në verilindje të shtetit. E humbën jetën 976 njerëz dhe u shkatërruan 70.000 shtëpi.

23 nëntor 1980 - Të paktën 2.700 njerëz e humbën jetën dhe më shumë se 7.500 u lënduan në një tërmet me intensitet prej 6,5 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Eboli. Dëm është paraqitur në një rajon të madh drejt Napolit.

13 dhjetor 1990 - Tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë në det në afërsi të Sicilisë, vrau 13 dhe lëndoi rreth 200 njerëz.

26 dhjetor 1997 - Në dy tërmete prej 6,4 ballë e humbën jetën 11 njerëz dhe u shkaktua dëm i madh mbi bazilikën Shën Franjo në Asisia.

31 tetor 2002 - Në një tërmet me intensitet prej 5.9 ballë në Kambopaso në Italinë qendrore e humbën jetën 30 njerëz., pjesa më e madhe nga viktimat ishin fëmijë.

6 prill 2009 - Tërmet i fuqishëm e goditi rajonin Abruka në lindje të Romës. E humbën jetën më shumë se 300 njerëz dhe u shkatërrua qytetit L'akvila nga shekulli 13-të.

29 maj 2012 - Të paktën 16 viktima dhe 350 të lënduar në një tërmet rreth Modenës në Italinë veriore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail