ANSA: Sipas të dhënave jozyrtare në tërmetin në Itali e kanë humbur jetën 63 persona

Romë, 24 gusht 2016 (MIA) - Të paktën 63 persona e humbën jetën dhe dhjetëra llogariten të zhdukur në tërmetin me fuqi prej 6,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, i cili sot në mëngjes e ka goditur Italinë, kumtojnë mediat italiane, duke iu referuar Agjencisë për Mbrojtje Civile.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton se të paktën 35 persona e kanë humbur jetën në Amatriçe, 11në Akumoli dhe disa në provincën Askoli Piçeno.

Ekipet e shpëtimit me buldozerë, por edhe me duar gërmojnë nëpër rrënojat në hulumtim pas të mbijetuarve, derisa autoritetet lokale paralajmërojnë se bilanci i vdekjeve me siguri do të rritet.

Kryebashkiaku i Amatriçe, Serxho Pirozi deklaroi se ekipet e shpëtimit tentojnë të shpëtojnë deri në 69 fshatra, në afërsi të qytetit.

"Gjysma e qytetit më nuk ekziston. Ka njerëz të bllokuar nën rrënojat. Shtëpitë më nuk ekzistojnë", deklaroi Pirozi.

Policia në afërsi të qytetit Askoli kumtoi se prej nën rrënojave dëgjohen thirrje për ndihmë, por për shkak të mungesës së makinerisë së rëndë nuk mund t'i lëvizin muret, kumtoi radio RAI.

Ndërkohë edhe tërmeti i dytë me fuqi prej 4,2 ballësh sipas Shkallës së Rihterit paraprakisht i ka dridhur rajonet e prekura. Epiqendra ka qenë në rajonin e Arkuata del Tronto.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail