Në tërmetin në Itali 247 persona kanë humbur jetën, kryeministri Renci paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme

Romë, 25 gusht 2016 (MIA) - Në tërmetin, që dje e goditi Italinë qendrore, deri tani kanë humbur jetën 247 persona, ndërsa kryeministri italian Mateo Renci, paralajmëroi se sot do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Agjencia italiane për mbrojtje civile kumtoi se ekipet e shpëtimit edhe më tej kërkojnë të mbijetuar nën rrënojat e fshatrave malor.

Qindra njerëz janë lënduar, prej të cilëve numri më i madh janë në gjendje kaotike, transmetojnë mediat franceze.

Nuk është i njohur numri i të mbijetuarve dhe të vdekurve, të cilët ende gjenden nën rrënoja.

Rajoni i Italisë qendrore, i cili është goditur nga tërmeti i fuqishëm, në mëngjes ishte dridhur nga një goditje e re me fuqi prej 4,7 ballëve sipas shkallës së Rihterit.

Tërmeti me fuqi prej 6,2 ballëve sipas shkallës së Rihterit, që dje në mëngjes në orën 03:36 minuta, e dridhi rajonin në afërsi të qytetit Perugja, rreth 170 kilometra në verilindje të Romës, ndjehet në rajonin më të gjërë të Italisë qendrore. Më rëndë është goditur zona mes rajoneve Lacio, Marka, Umbria dhe Abruca.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail