Numri i viktimave nga tërmeti në Itali arriti në 250 veta

Romë, 25 gusht 2016 (MIA) - Së paku 250 veta kanë humbur jetën nga tërmeti në Italinë Qendrore, kumtoi Imakolata Postiljone, shefja e shërbimit për mbrojtje civile, në konferencën e sotme për shtyp në Romë sot pasdite.

Janë hospitalizuar 365 të lënduar.

Shumica e viktimave janë turistë, duke përfshirë edhe të huaj.

Kryetari i komunës së Amaltriçe sot shfaqi druajtje se nën rrënojat e hotelit "Roma" gjenden trupat e 15 deri 20 turistëve.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 215 veta nga rrënojat. Në punët e shpëtimit janë angazhuar mbi një mijë policë, 1060 zjarrfikës, 400 ushtarë të cilëve u janë bashkuar edhe mbi 3.000 vullnetarë, transmeton TASS.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail