Anketë: Gjermanët e përkrahin ndalesën e pjesshme të burkave

Berlin, 26 gusht 2016 (MIA) - Një pjesë e madhe e gjermanëve e përkrahin propozimin për ndalesë të pjesshme të burkave, të Tomas de Mezier, ministër i Punëve të Brendshme i cili vjen nga partia e Unionit Kristiano-Demokratik të kancelares Angela Merkel.

Anketa e zbatuar të martën, mbi 1.008 persona, tregon se 51 për qind e të anketuarve janë për ndalesë të tërësishme, ndërsa 30 për qind - për ndalesë të pjesshme për mbulim të fytyrës me vello të errët. Pesëmbëdhjetë për qind e të anketuarve janë shprehur kundër.

Ministri gjerman konservativ javën e kaluar deklaroi se duhet të vendoset obligim ligjor që personi të shfaqet në vende ku është e domosdoshme në jetën publike.

"Vende ku janë institucionet shtetërore, derisa drejtoni automjetin, në zyra të regjistrit, në shkolla dhe universitete, në shërbim shtetëror, në gjykata...Për burkat nuk ka vend në shoqërinë gjermane dhe ato nuk janë në pajtim me mirëkuptimin e atjeshëm të rolit të gruas", theksoi Mezier.

Kancelarja Angela Merkel paraprakisht deklaroi se gratë të cilat tërësisht mbulohen me vello dhe shami, pothuajse edhe nuk mund të kenë mundësi për integrim në shoqëri. Në Gjermani jetojnë rreth katër milionë myslimanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail