Anijet ushtarake ruse në verifikim të shpejtë të gatishmërisë luftarake në Detin e Zi dhe në Detin Kaspik

Moskë, 26 gusht 2016 (MIA) - Mbi 25 anije ushtarake ruse nga Flota e Detit të Zi dhe Flota Kaspike dje dhe sot kanë lundruar nga bazat e tyre, në kuadër të verifikimit të jashtëzakonshëm të gatishmërisë luftarake, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në Detin e Zi kanë lundruar më shumë se 15 anije, ndërsa në Detin Kaspik më shumë se 10 anije, pasi që presidenti rus Vladimir Putin dje urdhëroi verifikim të jashtëzakonshëm të gatishmërisë luftarake në disa rajone, transmetoi TASS.

Më shumë se 15 anije ushtarake janë në det që t'i plotësojnë detyrat nga verifikimi i shpejtë i gatishmërisë luftarake në kuadër të grupeve detare luftarake, grupet antidetare, grupi për pastrim të minave dhe angazhimi i anijeve desante, thuhet në kumtesë.

TASS thekson se më shumë se 10 anije të Flotës Kaspike i kanë braktisur bazat e tyre në Astrahan dhe në Kaspisk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail