Merkel: BE duhet ta vazhdojë dialogun me Turqinë

Berlin, 29 gusht 2016 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrëmë, në intervistën për televizionin "ARD" vlerësoi se BE-ja duhet të vazhdojë dialogun me Turqinë.

"Duhet ta vazhdojmë dialogun, duke pasur parasysh bindjet tona për demokraci", theksoi Merkel.

Në përgjigjen për pyetjen rreth situatës me demokracinë në Turqi, Merkel theksoi: Nuk dëshiroj të jap vlerësime, por vazhdimisht vërejmë deficit.

"Vlerësoj se ishte e drejtë ta dënojmë puçin, siç priste nga ne Turqia", deklaroi kancelarja gjermane, dhe shtoi se është e domosdoshme "të flasim me njëri- tjetrin dhe jo për njëri-tjetrin, gjë që shpesh e çon diplomacinë në rezultate të mira".

Me rastin e mundësisë që tensionet nga ngjarjet në Turqi të barten në Gjermani, Merkel theksoi se ajo është kancelare edhe e të gjithë turqve që jetojnë në Gjermani, lajmëron DPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail