Orban: BE duhet t'i deportojë të gjithë imigrantët ilegalë

Budapest, 22 shtator 2016 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban konsideron se Bashkimi Evropian duhet t'i arrestojë dhe deportojë të gjithë imigrantët ilegalë dhe t'i akomodojë në kampin e refugjatëve nën mbikëqyrjen evropiane jashtë kufirit të Unionit, prej ku do të mund të parashtrohen kërkesa për azil.

"Ky mund të jetë një ishull ose zonë bregdetare në Afrikën Veriore, por siguria dhe furnizimi duhet të garantohen nga BE-ja, që është në interes të saj", tha Orban në intervistën e publikuar sot në sajtin gazetaresk "Origo".

"Duhet të krijojmë kampe të mëdha refugjatësh jashtë BE-së, me mbrojtje të armatosur dhe mbështetje financiare, të siguruar nga Unioni. Të gjithë që kanë arritur ilegalisht duhet të kapen dhe të deportohen atje. Nga atje do të mund të kërkojnë kërkesë për azil", sqaroi orban.

Sipas tij, kji është "detyrë e rëndë morale", por është alternativa e vetme e asaj që "migrantët të mbeten në Evropë", të zhvendosen në kontinent dhe të krijojnë probleme të mëtutjeshme".

"Zhvendosja nuk është masë nga e cila do të ketë ndonjë dobi, sepse ata që kanë dashur të shkojnë në Gjermani, menjëherë do të kthehen atje pas shpërnguljes", shtoi Orban.

"Ka vetëm një zgjidhje, e dobishme për të gjithë, edhe për ne, të cilët akoma nuk jemi në gjendje të rëndë dhe për disa vende si Gjermania, të cilët tashmë janë goditur thellë. Jashtë Unionit", porositi Orban.

Ai përsëriti se kufijtë e jashtëm të BE-së duhet të mbrohen me qëllim që të lejohet përsëritja e valës së migrantëve nga viti 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail