Gjysmë milion azilkërkues të refuzuar jetojnë në Gjermani

Berlin, 22 shtator 2016 (MIA) - Mbi 500 mijë migrantë kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar nga autoritetet gjermane ende jetojnë në Gjermani.

Tre të katërtat nga të refuzuarit në vend jetojnë mbi gjashtë vjet, thuhet në raportin e Qeverisë federale në Berlin, i përgatitur në kërkesë të grupit parlamentar të Partisë "E majta".

Pjesa më e madhe prej tyre janë nga Turqia (77.600), pastaj nga Kosova (68.549) nga Serbia 50.817 azilkërkues. Kosova dhe Serbia sipas institucineve gjermane llogariten si "shtete të sigurta" qytetarë të të cilëve përveç në raste të veçanta nuk mund të marrin azil.

Sipas raportit gjysma e azilkërkuesve të refuzuar kanë leje të pakufizuar të qëndrimit, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini.

Mediat gjermane lajmërojnë se në Gjermani ka 168.212 persona që kanë statusin e "personave të toleruar", prej të cilëve 100 mijë janë me aplikime të refuzuara për azil. Rreth 37 mijë veta në vend qëndrojnë pasi nuk kanë dokumente udhëtimi.

Një pjesë e madhe e azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani mbeten në bazë të ndalesës për deportim përderisa ballafaqohen me rrezik konkret personaë ose të përgjithshëm në vendin amë, janë të sëmurë ose në vendlindje nuk mund ta marrin kurimin e nevojshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail