Kryeministrat e rajonit në Samit për rutën ballkanike në Vjenë

Vjenë, 22 shtator 2016 (MIA) - Me ftesë të kancelarit austriak Kristijan Kern, të shtunën në Vjenë do të mbahet Samit për krizën e refugjatëve, në të cilin do të marrin pjesë nëntë kryeministra nga vendet e të ashtuquajturës rutës ballkanike.

Komisioni Evropian, siç është paralajmëruar në Vjenë, do ta prezantojë komisarin për migracion Dhimitris Avramopulos.

Gjithasht pritet që në tubim të marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Në Samit është paralajmëruar se do të marrin pjesë kryeministri grek Aleksis Cipras, i cili ka qenë i ftuar në tubimin paraprak, me çka janë krijuar tensione mes Vjenës dhe Athinës, kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe kryeministrat e Sllovenisë, Maqedonisë, Kroacisë, Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

"Në mënyrë të veçantë në lidhje me mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe ndihmën në vendin e ngjarjes duhet të avancojmë shpejt", deklaroi Kern.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail