Parisi kërkon që Londra të përfshihet në spastrimin e kampit të migrantëve në Kale

Londër, 26 shtator 2016 (MIA) - Parisi zyrtar kërkoi nga Britania e Madhe të përfshihet në largimin e kampit të paligjshëm të migrantëve në qytetin Kale në bregun e Lamanshit, të njohur si "Xhungla".

Sipas mediave londineze, Qeveria franceze këtë herë është "fuqishëm e vendosur" për ta zgjidhur rastin me këtë kamp, në të cilin rregullisht ka midis shtatë dhe dhjetë mijë migrantë, në një numër të madh migrantë të paligjshëm nga Afrika, Azia dhe Lindja e Afërt, në këtë mënyrë që tërësisht do ta shkatërrojnë dhe do ta mbyllin "njëherë e përgjithmonë".

"Britania duhet të ketë rolin e saj në tërë këtë punë", porositi presidenti francez Frasoa Oland, i cili sot po qëndron në rajonin e Kales, duke shtuar se e drejtë sovrane e Britanisë është ta braktisë BE-në, por Londra duhet të jetë në dijeni se "nuk mund të lirohet nga obligimet e saj ndaj Francës".

Autoritetet britanike paraprakisht kumtuan se do të marri pjesë me mjetet e tyre në ndërtimin e murit mbrojtës të gjatë një kilometër, përgjatë rrugës kryesore inkuadruese deri te porti dhe deri te terminali për tunelin nën Lamanshin.

Qeveria në Londër nuk kumtoi me sa mjete do të marrë pjesë në ndërtimin e murit, që duhet ta pengojë deri tani transferimin e lehtë të migrantëve nga "xhungla" drejt terminaleve, por gazetat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për 2,2 milionë euro.

Prishja e kampit, që e përmendi Oland, në Londër nuk përmendet, ndërsa nuk komentohet as kërkesa për përfshirjen britanike.

Pjesa më e madhe e migrantëve përpiqen ilegalisht të transferohen në territorin britanik  dhe sipas pohimit të tyre, ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Francë, që llogaritet si bazë për kërkesën e presidentit francez.

Në vitin 2003, Britania e Madhe dhe Franca në vendin e Le Tuke, nënshkruan marrëveshje bilaterale me të cilën është dakorduar, që kontrolli i pasaportave i të gjithë udhëtarëve ndaj ishullit britanik të kryhet në territorin francez.

Të gjitha partitë franceze e shfrytëzojnë situatën rreth Kales për para fushatës për zgjedhjet presidenciale, të parapara për pranverën e vitit 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail