Më 4 dhjetor në Itali referendum për reformat kushtetuese

Romë, 27 shtator 2016 (MIA) - Qeveria italiane ka vendosur që më 4 dhjetor të mbahet referendum për reformën kushtetuese, që sipas vlerësimeve të analistëve do të mund ta përcaktojë fatin e kryeministrit Mateo Renci.

Reformat e propozuara, që konsiderohen si më të rëndësishmet në Itali që prej Luftës së Dytë Botërore do ta modernizonin parlamentin dhe sistemin zgjedhor, me qëllim që Italia të ketë stabilitet politik, transmeton REL.

Këto reforma që janë miratuar nga dy dhomat e parlamentit më herët gjatë këtij viti, do t’i japin fund sistemit ekzistues, ku secili ligj duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit, proces ky që mund të zgjasë me vite.

Ky sistem ishte vendosur pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të shmangin rikthimin e fashizmit.Sot, ky sistem shihet si burim i paralizës politike dhe jostabilitetit, duke bërë që Italia që prej vitit 1945 të ndërrojë 63 qeveri.

Reformat kushtetuese të propozuara do të reduktonin shumë rolin e Senatit, i cili do të merret vetëm me një numër të caktuar të ligjeve të reja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail